Zogaj: Nëse VV s’e pranon ofertën e fundit të LDK-së, është kompetente për votuesit që presin ndryshim!

Pas ofertës së fundit që i bëri mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo e fundit ia ktheu po ashtu partisë më të cilën synon bashkëqeverisje ofertën e tyre si kundërpërgjigje.
Në ofertën e LDK-së, thuhet se ata duan ta kenë kryeparlamemtarin për një vit, derisa të zgjedhjet presidenti, ndërsa nuk duan të rrisin numrin e ministrive, shkruan IndeksOnline.
Analisti politik, Petrit Zogaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka komentuar këtë, derisa ka thënë se nëse Vetëvendosje kësaj radhe nuk pranon ofertën e LDK-së për bashkëqeverisje, atëherë kjo parti është e papërgjegjshme përballë njerëzve që e kanë votuar:
Ky është postimi i plotë i Zogajt:
Edhe ashtu, LV ka abuzu me Konjufcen kur e ka propozu per kryetar te Kuvendit, keshtu qe, largimi i tij nga pozita nuk e ben me jo-serioze marreveshjen me LDK. Pra, nese edhe kesaj here, LV nuk e pranon kete oferte per bashkeqeverisje, ta kemi te qarte qe kjo parti politike nuk ka kurrfare shqetesimi dhe eshte komplet e papergjegjshme perballe njerezve qe e kane votu dhe atyre qe presin ndryshim.