Zogaj, për punimet në rrugët e Prishtinës: Riparim i dëmtimeve, trotuare e korsi për biçikleta

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në disa zona të kryeqytetit.
Duke postuar fotografi të punimeve në rrugë, ai ka thënë se të njëjtat përfshijnë riparimin e dëmtimeve në rrugët ekzistuese, ndërtimin e trotuareve dhe korsive për biçikleta, si dhe përmirësimin e sistemit të pusetave për të shmangur përmbytjet.
“Falënderojmë qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e tyre gjatë këtij procesi dhe ju sigurojmë se po punojmë me intensitet të lartë për të përfunduar sa më shpejt këto projekte” tha mes të tjerash Zogaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kemi filluar punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në disa zona kyçe të qytetit tonë. Qëllimi ynë është krijimi i rrugëve më të sigurta dhe më të qasshme për të gjithë.
Këto punime përfshijnë:
Riparimin e dëmtimeve të rrugëve ekzistuese.
Ndërtimin e trotuareve dhe korsive për biçikleta.
Përmirësimin e sistemit të pusetave për të shmangur përmbytjet.
Falenderojmë qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e tyre gjatë këtij procesi dhe ju sigurojmë se po punojmë me intensitet të lartë për të përfunduar sa më shpejt këto projekte.