75 Mall Live Search
11:26 / E Diele, 13 Korrik 2025 / Gj. Sh

Zogaj për seancën e 46-të: Situata alarmante, Kosova po përballet me krizë institucionale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Alban Zogaj, para fillimit të seancës konstituive deklaroi se nuk presin ndonjë lëvizje nga kjo seancë.

Sipas tij, situata është alarmante dhe Kosova po përballet me krizë institucionale.

‘’Pa institucione ne duhet të shqetësohemi çdo ditë, dhe Presidenca është një pjesë e institucioneve të vendit, por pjesa e Kuvendit është pjesa kryesore e cila mbikëqyr edhe punën e qeverisë si dhe i krijon institucionet e reja, ndaj shqetësimi duhet të ekzistojë dhe shqetësimi është i madh,” ka thënë Zogaj.