Zogaj: Qytetarët kërkojnë stabilitet, zhvillim dhe institucione funksionale
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Alban Zogaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në lagjen Bregu i Diellit, ku ka thënë se atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme, me entuziazëm, përbashkim dhe besim në fitore.
Sipas tij, qytetarët po kërkojnë stabilitet, zhvillim dhe institucione funksionale që punojnë në interes të tyre, duke shtuar se kjo energji i jep më shumë motivim për të vazhduar fushatën.
Zogaj ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë takimit.
Statusi i tij i plotë:

