Zogaj: Rruga prej rrethit të Arbërisë deri te ajo e Fushë Kosovës lirohet për qarkullim këtë vit

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i madh që çon në drejtim të Fushë Kosovës, do të hapet për qarkullim këtë vit.
Sipas tij, hapja e kësaj rruge do të lirojë në masë të madhe trafikun.
Punimet janë duke vijuar me intensitet, pamje nga të cilat ka shpërndarë edhe nënkryetari Zogaj.
Pasditën e sotme ësthë asfaltuar një pjesë e saj.
“Sot pasdite e kemi asfaltuar këtë pjese të rrugës! Shumë shpejt do ta hapim për qarkullim” shkroi ai.
