75 Mall Live Search
19:14 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / FR

Zogaj takohet Voller në Bruksel

Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, është takuar me Sekretarin për Çështje Ndërkombëtare të Partisë Popullore Evropiane, Patrick Voller në selinë e kësaj partie në Bruksel.

Zogaj, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se në këtë takim diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë, sfidat aktuale dhe perspektivat për të ardhmen.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë të frytshëm me Patrick Voller, Sekretarin për Çështje Ndërkombëtare të Partisë Popullore Evropiane (EPP), në selinë e kësaj partie në Bruksel. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, sfidat aktuale dhe perspektivat për të ardhmen. Një theks i veçantë iu kushtua zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 9 shkurt’, ka shkruar Zogaj.

Sipas tij, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë dhe bashkëpunimi me EPP mbeten thelbësore për fuqizimin e demokracisë.

“Mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë dhe bashkëpunimi me miqtë tanë në EPP mbeten thelbësore për fuqizimin e demokracisë dhe përparimin e vendit tonë në procesin e integrimit evropian”, ka thënë Zogaj.

Ndërsa, ka falendëruar z.Voller për përkrahjen dhe vlerësimin ndaj Kosovës./Indeksonline/