Zogaj tregon se çfarë u diskutua në takim me ish-këshilltarin e Bill Clintonit

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka dhënë detaje për takimin me ish-këshilltarin e Bill Clinton, Christopher Hyland. Zogaj ka tha thënë se partneriteti me SHBA-të është rruga e zhvillimit.
“Kënaqësi takimi me z. Christopher Hyland, ish – këshilltarin e Presidentit Clinton.🤝Diskutuam për vizionin dhe potencialin e Kryeqytetit, për të ardhmen e ndritur, e cila i duhet Prishtinës. ✅ Z. Chris e falenderuam dhe shprehem mirënjohje të veçantë për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë. 🙌🏼 Prishtina na definon shumëçka, andaj partneriteti me aleatin tonë, USA 🇺🇸, portretizon rrugën përpara për zhvillim” shkruan Zogaj në njoftim.
