Zogaj viziton Kuzhinën Qendrore në kryeqytet, i përgëzon për punën e bërë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka vizituar Kuzhinën Qendrore në kryeqytet.
Zogaj tha se kjo ndërmarrje ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme, pasi që u shërben ushqim fëmijëve të kopshteve.
“Sot vizitova Kuzhinën Qendrore të Prishtinës! I përgëzova për punën e bërë në vitin 2022 dhe i urova për vitin 2023. Kjo ndërmarrje ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme, u shërben ushqim fëmijëve tanë në kopshte, çdo ditë! I falënderoj shumë për përkushtimin, për të ofruar cilësi dhe siguri të ushqimit”, ka thënë Zogaj./IndeksOnline/