Zogiani ia tregon vendin Reçicës: Shërbyesit civil nuk janë për të marrë vendime

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka folur sot për rolin e shërbyesve civilë në Qeveri.
Ai ka thënë se pjestarët e administratës duhet ta kuptojnë se nuk janë aty për të marrur vendime, por janë thjesht kapacitete administruese për vendime e politika, shkruan IndeksOnline.
Reagimi i tij erdhi pasi Ministri e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku është përfshirë në një debat me Sekretarin e Ministrisë dhe Shefen e Prokurimit nëse duhet apo jo të anulohet një tender për ndërtimin e autostradës për Gjilan.
Ky është postimi i tij i plotë:
Çudia e madhe e sherbyeseve civil!
Nje projekt ne infrastrukture para se gjithash buron nga vendim-marresit politik. Zbatimi i tij eshte çeshtje e administrates.Siç merret vendim per inicimin e projekteve te rendesishme nga niveli politik, po nga niveli politik mund te vendoset qe te anulohet nje projekt. Kjo eshte duke ndodhur ne Ministrine e Infrastruktures…Mirepo, ne lidhje me projektin tashme te famshem 110 milionesh rreth nje autostrade, po ndodhe nje çudi e madhe qe, per mendimin tim, nxjerr dyshime serioze mbi paanshmerine e administrates ne kete Ministri.
Pas deklarimit te Ministrit se ky projekt do te anulohet, sekretari dhe drejtoresha e prokurimit, jane mllefosur fort.
Si te ishte ky nje projekt i tyri, e jo i qeverise se Republikes se Kosoves.Aq larg ka shkuar ky mllef saqe drejtoresha e zyres se prokurimit ka dhene doreheqje, kurse sekretari ka anuluar kete doreheqje.Lind pyetja pse? Pse e kane kaq perzemer keta dy zyrtare kete projekt? Ata do te duhej te qendronin ne zyrat e tyre krejt indiferent ndaj asaj se kush merr tender, apo cili tender anulohet, sepse roli i tyre eshte thjeshte administrues.
Pra, ata jane administrate, qe do te thote se jane aty per te administruar vendime te Qeverise e Ministrise. Mirepo ata nuk sillen si administrate. Ata dhene deklarata publike, madje shpesh te ashpra. A thua se jane opozite!Nuk behet kjo pune keshtu.
Te gjithe pjestaret e administrates duhet ta kuptojne se nuk jane aty per te marrur vendime, por jane thjesht kapacitete administruese per vendime e politika. Nuk ka kuptim qe ne te konsumojme kohe duke u marrur me qendrimet e zyrtareve qe s’paguen per qendrime, sepse do te behej nje kaos i madh.Vendimet Qeverise dhe te ministrive diskutohen e debatohen diku tjeter, jo ne zyrat e sherbyeseve civil.Prandaj, une personalisht mendoj se perfshierja kaq e vrullshme e ketyre sherbyeseve te larte civil ne nje debat rreth nje projekti, eshte nje arsye per te dyshuar ne paanshmerine e ketyre zyrtareve gjate ushtrimit te detyres.
Administrata para se gjithash duhet te jete e paanshme dhe profesionale. Ne te kunderten nuk eshte administrate, por diçka tjeter.