“Zogu ma i mirë”, Tuna e “kall” atmosferën në Tiranë
Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, që njihet me emrin artistik “Tuna”, me projektet e saj muzikore është mjaft e dashur për publikun.
Ajo mbrëmë ka qenë e pranishme pranë publikut në Tiranë, ku me këngët e saj ka krijuar një atmosferë të bukur për të pranishmit, shkruan Indeksonline.
Tuna këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet disa pamjeve që i ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
Aty vërehet qartë dashuria që ka publiku për këngëtaren, e cila performoi ndër të tjera edhe këngë nga albumi i fundit “Fortuna”. /Indeksonline/