75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / Z S

Zojë Hajrizi, pasardhëse e lirisë dhe zë i fortë i Kosovës Demokratike

Zojë Hajrizi, ekonomiste dhe anëtare në Kuvendin komunal të Vushtrrisë, është një nga pasardhëset e një familjeje të nderuar që ka kontribuuar pa u ndalur në luftën për lirinë e Kosovës.

Familja Hajrizi është e njohur për përkushtimin e saj në lëvizjen kombëtare, por edhe për emra që kanë shërbyer si luftëtarë të dalluar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si edhe për dëshmorët që kanë rënë për lirinë e atdheut.

Kjo familje ka dhënë, nga brezi në brez, figura të njohura që kanë luftuar për çlirimin e popullit shqiptar.

Në këtë vijë të traditës atdhetare, Zojë Hajrizi, vajza e Strocit heroik të Çyçavicës, ka vendosur ta ndjekë rrugën e idealizmit, duke e shndërruar atdhetarizmin e saj në një mision politik për t’i shërbyer atdheut.

Kontributi i pashoq i familjes Hajrizi, i shoqëruar përherë me heroizëm e atdhedashuri, frymëzon kandidaten Zojë Hajrizi ta vazhdojë punën për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Kandidatja Hajrizi garon për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e rëndësishme e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Me numrin #131 për subjektin politik (PDK) dhe me numrin #108 për deputete, Zojë Hajrizi është opsioni më i drejtë dhe më i besueshëm për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës.

Përkrahja për kandidaten për deputete, Zojë Hajrizi, është një nderim i lartë për të tashmen, ndërsa ruajmë përjetësisht lavdinë dhe përpjekjet e pareshtura të tëparëve për liri dhe për një shtet të pavarur e demokratik./Indeksonline/