75 Mall Live Search
12:52 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Zola, Moratas: Nuk po luan në Brighton, as Southampton, por te Chelsea

Gianfranco Zola , asistenti i Sarrit në Chelsea e ka porositur Moratan që të këndellet.

Ish legjendari i skuadrës londineze ka thënë se pret shumë më shumë nga Morata pasi që në 21 ndeshje ka shënuar vetëm 5 gola.

“Ai është 9-sh tipik, sulmuesi kryesor i jonë. Ka shënuar 5 gola në 21 ndeshje, që është shumë pak. Nëse luan për një klub të madh, duhet të kesh edhe përgjegjësi dhe këtë me siguri që Morata e di. Ai e di që luan në Chelsea, e jo në Brighton apo Sauthampton” ka thënë Zola. /Indeksonline/