75 Mall Live Search
13:57 / E Martë, 24 Shtator 2024 / k.v

Zona 40/ Policia e kap një shofer, duke ngarë makinën me 122 km/h

Policia e Kosovës në Viti ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 400 eurosh ndaj një shoferi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke ngarë atë me 122 km/h.

Po ashtu shoferit i janë  hequr katër pikë negative dhe i është hequr patenta për 9 muaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon te shoferçt që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001./IndeksOnline/