75 Mall Live Search
09:33 / E Hënë, 06 Mars 2023 / k.v

Zona 40/ Policia e ndalon 19-vjeçarin duke vozitur 109 km/h afër Ferizajt

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 08:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në fshatin Greme të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 109 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet L.R (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.