75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 14 Mars 2022 / k.v

‘Zona 70’/ Gjobitet shoferi duke e drejtuar makinën 142 km/h

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h, në Llapushnik të Drenasit policia ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me 142 km/h.

Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/