75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 07 Prill 2023 / k.v

Zona 80/ Policia ndalon shoferët duke vozitur mbi 130 km/h

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën  rajonale Skenderaj-Drenas, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar dy vetura të cilat ishte duke zhvilluar shpejtësi përtej normave të lejuara në zonat 80- 134 km/h dhe  80- 137 km/h.

Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj  kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba, pikë negative, si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit.