09:16 / E Premte, 17 Mars 2023 / k.v

Zona 80/ Policia ndalon shoferin duke vozitur automjetin në shpejtësi 175 km/h

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 175km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

Gjatë verifikimit ka rezultuar që kundërvajtësi  drejtuesi  veturës nuk posedonte patentë shofer dhe është recidivist i kundërvajtjeve te tilla.

Lënda për dy kundërvajtjet është proceduar në gjykatën kompetente.