75 Mall Live Search
15:24 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / B O

Zona kufitare në Kosovë vështirë e kalueshme nga bora

Bora ka mbuluar viset malore në Kosovë. Kjo ka bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm nga bora.

Indeksonline ka siguruar një pjesë të rrugëve në këtë pikëkalim kufitar ku shihet se bora ka zënë shtresë dhe mjetet po kalojnë me vështirësi dhe shoferët duhet të jenë syçelë.

Vendkalimi kufitar në Kullë gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe e lidh Kosovën me Malin e Zi./Indeksonline/