75 Mall Live Search
11:08 / E Diele, 29 Maj 2022 / LB

“Zone Club’, mohon se sulmi ndaj sigurimit ka të bëjë më punën në këtë diskotekë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar për një tentim vrasje në Prishtinë. Madje mediet kanë raportuar se cak i sulmit ka qenë një sigurim i “Zone Club”, i cili nuk e kishte lejuar një person të hyjë në diskotekë dhe me pas është sulmuar me kallashnikov.

Por, krejt këtë e ka mohuar, shefi i sigurimit të “Zone Club”, Valdrin Ramosaj.

Ky i fundit ka thënë për Indeksonline se askush akse nuk e ka sulmuar tek “Zone Club”, por rasti ka ndodhur të vendi i njohur si “Rrethi i Ismetit”.

Sipas Ramosajt, krejt kjo situatë e krijuar është për motive private dhe nuk ndërlidhet asgjë me punën në këtë diskotekë. /Indeksonline