17:19 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Zonën pranë ambasadës britanike, Moska e emërton Republika Popullore e Luhanskut

Një zonë e Moskës ku ndodhet ambasada britanike, është quajtur Sheshi i Republikës Popullore të Luhanskut, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Lëvizja vjen pasi rruga ku ndodhet ambasada amerikane u riemërua me emrin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsku.

E ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut, janë zona të Ukrainës të kontrolluara aktualisht nga separatistët pro-rusë.

Rusia është i vetmi vend që ka njohur rajonet e shkëputura.

Vendimi për të riemërtuar zonën erdhi pasi Rusia shpalli fitoren në rajonin e Luhanskut, duke marrë nën kontroll qytetet e saj kryesore.