Zonja Bezos: Gazetarja ndryshon emrin pas dasmës me miliarderin

Gazetarja e njohur Lauren Sánchez ka ndryshuar zyrtarisht emrin në rrjetin social Instagram, duke u prezantuar tani si Lauren Sánchez Bezos, pas kurorëzimit me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.
Pas dasmës madhështore, nusja e sapo martuar ka bërë një ndryshim të dukshëm në profilin e saj, duke mbajtur mbiemrin e saj dhe duke i shtuar atë të bashkëshortit, në një kombinim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjet.
Në të njëjtën kohë, ajo ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme dhe ka publikuar vetëm dy foto të reja nga ceremonia martesore.
Të dyja postimet kanë marrë një reagim të madh nga ndjekësit, me mbi 400 mijë pëlqime dhe mbi 8 mijë komente deri tani.
