75 Mall Live Search
12:06 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / B O

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden sjell Shën Valentinin më herët në Shtëpinë e Bardhë

Jill Biden ka zbukuruar Shtëpinë e Bardhë me mesazhe domethënëse.Shtëpia e Bardhë u zbukurua gjatë ditës së djeshme me mesazhe që kishin fjalët si “shërimi”, “dhembshuria”, “dashuria” dhe “uniteti”.

Jill Biden vendosi që t’i bëjë këto zbukurime me rastin e Shën Valentinit, duke ndarë mesazhe domethënëse në një periudhë të vështirë që po e kalon e gjithë bota.

Çifti Biden kanë ndarë disa fotografi ku shfaqen në oborrin e shtëpisë së zbukuruar me mesazhe në zemra.

“Siç mund ta dini, Zonja e Parë është e njohur për sensin e saj të humorit, dashurinë për të papriturat dhe festimin e traditave, veçanërisht me familjen e saj”, tha zyra e saj në një deklaratë.