18:46 / E Martë, 16 Gusht 2022 / OSH

Zonja e Parë e ShBA-së rezulton pozitive për COVID-19

Klan Kosova
Zonja e Parë e ShBA-së rezulton pozitive për COVID-19
20 minuta më parë

Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden ka rezultuar pozitive për COVID-19 dhe aktualisht ka vetëm simptoma të lehta, ka bërë të ditur zëdhënësja e saj, Elizabeth Alexander.

“Pas rezultimit negativ për COVID-19 dje gjatë testimit të zakonshëm, më vonë në mbrëmje, Zonja e Parë filloi të kishte simptoma të ngjashme me ftohjen. Ajo doli përsëri në një test antigjenit, por testi PCR doli pozitiv.” tha Alexander, raporton CNN.

Ajo është e vaksinuar me dy dozat e vaksinës antiCOVID si dhe me dy doza përforëcyese dhe tani sipas zëdhënëses, ajo po merr Paxlovid, ilaçin antiviral të Pfizer.

Një person i afërt me Jill i tha CNN-it se Zonja e Parë po ndihet mirë dhe nuk ka simptoma të rënda.