Zonja e parë e Ukrainës shpreh admirim për gratë e vendit të saj

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy, ka shprehur admirim dhe mirënjohje për gratë e vendit të cilat po luajnë rol kyq në rezistencën kundër pushtimit rus.
“Në Ukrainë ka 2 milionë gra më shumë se burra. Këto ditë, kjo statistikë merr kuptimin e saj të plotë”, tha Zelenska, në një intervistë, transmeton Indeksonline.
“Rezistenca jonë, fitorja jonë ka një fytyrë femërore” tha ajo.
Ajo tregoi mënyrat se si gratë e tjera ukrainase po e mbajnë vendin që kur Rusia sulmoi më 24 shkurt.
Edhe gratë shtatzëna, të cilat mund të mos jenë në gjendje të luftojnë ose të punojnë, kanë shfaqur trimëri të jashtëzakonshme, tha ajo./Indeksonline/