75 Mall Live Search
22:50 / E Diele, 07 Prill 2024 / G T

“Zonja e Vjetër” fiton minimalisht ndaj Fiorentinas

Juventusi ka triumfuar 1-0 përballë Fiorentinës në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Federico Gattit në minutën e 22-të shënoi gol dhe Juventusi kaloi në epërsi, shkruan Indeksonline

Pjesa e dytë ishte më e qetë për nga numri i rasteve.

Fiorentina rrezikoi me anë të Nicolas Gonzalez në minutën e 74-të, por që Wojciech Szczesny ishte i vëmendshëm.

Pas javës së 31-të, Juventusi gjendet në vendin e tretë me 62 pikë, ndërsa në xhiron e 32-të kanë derbin lokal me Torinon.