75 Mall Live Search
22:38 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

“Zonja e Vjetër” fiton në një teren të vështirë dhe merr kreun e Serie A

Skuadra e Juventusit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 21-të në Serie A, pasi mposhti 0:3 Leccen.

Tri golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë të takimit, shkruan Indeksonline

Ishte sulmuesi serb, Dusan Vlahovic që shënoi dy gola për 10 minuta dhe ia dha epërsinë “Zonjës së Vjetër” 0:2.

Kurse golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Bremer në minutën e 85’të.

Kujtojmë që në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 52 pikëve në pozitën e parë, një më shumë se Interi (51) që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/