75 Mall Live Search
19:54 / E Diele, 25 Janar 2026 / G T

“Zonja e Vjetër” i bën nder Interit, e mposht Napolin për ta larguar nga gara për titull

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Napolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Golat për “Zonjën e Vjetër” i shënuan: Jonathan David, Kenan Yildiz dhe Kostic, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 42 pikëve, kurse Napoli mbetet mbrapa në garë për titull me 43 pikë.

Kujtojmë që në këtë takim nuk pati minuta as për Zhegrovën (qëndroi në stol), as për Amir Rrahmanin (i lënduar)./Indeksonline/