23:37 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / OSH

Zoran Zaev ende s’ka formalizuar dorëheqjen nga pozita e Kryeministrit

Zoran Zaev akoma nuk ka formalizuar dorëheqjen e tij nga pozita e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, vendim të cilin ai e bëri vetëm pak orë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale të së dieles në këtë vend, e ku subjekti i tij, nuk qëndronte mirë në komuna.

Këtë e bëri të ditur për Klan Kosovën, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ku tha se anëtarët e ekipit qeverisës, subjektet dhe të tjerat figura nuk janë pajtuar assesi me dorëheqjen e Zoran Zaev si kryeministër.