“Zot na fal që krijesat tuaja që i lemë në këtë derexhe”, humanisti Zhinipotoku alarmon shtetin për rastin e “Rambos”

Humanisti i njohur, Agon Zhinipotoku, ka alarmuar institucionet e Republikës për një rast.
Bëhet fjalë për një person nga Ferizaj, i quajtur “Rambo”, i cili ka mbetur për një kohë të gjatë pa përkujdesje.
Postimi i plotë:
Shihni, “Rambon”, si e ka mbuluar tymi i druve, shihni! Ky ka nevojë që trupi t’i ngrohet diku. O, pasha Zotin e madh, pasha fëmijët tuaj që keni lindur, bre, bëni diçka për shpirtin, mos e bëni vetëm sepse keni punë dhe paguheni për këtë. Bëjeni për shpirt, për sevap. Nëse ende jeni njerëz dhe ndjeni dhimbje për ata që vuajnë.
Unë nuk mund të bëj më shumë për “Rambon” se sa kam bërë, vetë nuk mundem dhe jam dorëzuar. Zotin e kam dëshmitar që kam luftuar për të, për dy vjet.
Zot na fal që krijesat tuaja që i lemë në këtë derexhe.