18:20 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

‘Zoti i pastë në mbrojtje shqiptarët’ Angela Martini poston foton pikëlluese pas tërmetit

Tërmetet e një pas njëshmë që goditën vendin kanë tronditur mbarë opinionin publik. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar momente nga më të vështirat me të cilët banorët e kryeqytetit dhe Durrësit u përballën.

Nuk mbetën pa reaguar dhe personat Vip. Ndër ta është dhe Angela Martini e cila me një foto emocionuese të një familje të bashkuar ka shprehur keqardhje për situatën.

‘Sapo mësova për tërmetin e fortë që tronditi dje Durrësin, Tiranën, Shqipërinë time. Uroj me zemër sa më pak dëme… Zoti i pastë në mbrojtje shqiptarët!’ ka shkruar ajo krak një prej fotove që ka qarkulluar në rrjet pas tërmetit.