75 Mall Live Search
15:43 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / L K

“Zoti Putin, ju rrëzuat avionin tonë dhe vratë njerëz. Një falje nuk mjafton”, thirrja e presidentit për Rusinë

Presidenti i Azerbajxhanit , Ilham Aliyev, i bëri thirrje Rusisë të marrë përgjegjësinë për rrëzimin fatal të fluturimit J2-8432 nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku në Grozny në Çeçeni.

Aksidenti ndodhi në ditën e Krishtlindjes, që vrau 38 persona pasi piloti bëri një ulje emergjente në afërsi të qytetit. Aktau në Kazakistan, dhe burime nga qeveria e Azerbajxhanit pohuan një ditë më vonë se rrëzimi i avionit u provua nga një raketë ruse.

“Mund të themi qartë se avioni u rrëzua nga Rusia. Ky është një fakt,” tha Aliyev në një intervistë televizive.

“Nuk po themi se është bërë me qëllim, por është bërë”, tha ai.
Aeroplani besohet se është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore ndërsa përpiqej të ulej në Çeçeni përpara se të devijohej në Kazakistan. Të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje presidentit të Azerbajxhanit dhe familjeve të viktimave për rrëzimin e aeroplanit në hapësirën ajrore ruse, por nuk mori përgjegjësinë për të.

Presidenti i Azerbajxhanit pranoi faljen e Putinit, por tha qartë se Rusia “duhet të pranojë fajin e saj” dhe të paguajë dëmshpërblim.

“Së pari, pala ruse duhet t’i kërkojë falje Azerbajxhanit. Së dyti, ajo duhet të pranojë përgjegjësinë e saj. Së treti, përgjegjësit duhet të ndëshkohen dhe të përgjigjen penalisht, dhe kompensimi duhet t’i paguhet shtetit të Azerbajxhanit, si dhe pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të prekur. Këto janë kushtet tona” tha Aliyev./Indeksonline/