75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / G T

“Zoti sheh gjithçka”, Toni Kroos për lëndimin e referit gjatë ndeshjes me Sevillan

Skuadra e Real Madridit arriti fitore minimale 1:0 ndaj Sevillas në ndeshjen e javës së 26-të në La Liga.

Në minutën e 10’të ekipit të Carlo Ancelottit iu anulua një gol nga sistemi i teknologjisë, VAR, shkruan Indeksonline

Dhe në pjesën e dytë, gjyqtari i ndeshjes pësoi një lëndim dhe u dashtë të zëvendësohej nga gjyqtari i katërt.

Për këtë situatë ka folur futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos i cili vë në faj gjyqtarin për gabimet që bëri gjatë ndeshjes.

“Zoti sheh gjithçka dhe ndoshta e lëndoi gjyqtarin në pjesën e dytë”, u shpreh Toni Kroos

Deklarata e gjermanit është bërë virale në rrjetet sociale, kurse faullin e kishte shkaktuar pikërisht mesfushori Toni Kroos para se Lucas të realizonte gol në minutën e 10’të/Indeksonline/