75 Mall Live Search
11:59 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / H F

“Zoti të habitet me ne”, “Kur s’ke pulën po hamë shpendin tjetër, dhe ky shpend është i shijshëm sot” – Fjalimi i Spiropalit në Kuvendin e Kosovës

Po mbahet takimi i mbledhjes së Kuvendeve të dy Parlamenteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Fjale rasti mbajti dhe kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

“Mirë do ishte të takoheshim të gjithë shqiptarët, me miliona sa janë, por halli është se me arrit hiperbashkimin duket pak herët. Duhet me prit, kur nuk ke pulën, duhet të hash një shpend tjetër. Por, doni ju, që edhe ky shpendi tjetër qenka fort i shijshëm sot në këtë takim. Shqiptarët kanë treguar vendosmëri të palëkundur për ta shndërruar shoqërinë e vet në shoqëri moderne dhe evropiane”, tha ajo, transmeton IndeksOnline.

“Kemi arritur të dëshmojmë se çfarë energjie dhe force sjell liria. Faleminderit dhe një herë që jemi bashkë. Faleminderit vëlla Glauk. Faleminderit për çfarë do të bëjmë nesër bashkë drejt të ardhmes. Realizimi i Shqipërisë në BE, njohja e Kosovës, rritja e paqes, janë detyrat tona. Duhet të kuptojmë mirë historinë e re që po shkruhet, pasi po rrjedh më shpejt se po shkruhet. Marrëveshja mes dy vendeve në shtator 2022 ka dëshmuar bashkëpunim mes dy vendeve. Suksesi i njërës republikë është dhe i tjetrës, ritmi i njërës është dhe i tjetrës. Shqipëria ka mbërritur shumë pranë dyerve të BE. Në harkun e dy muajve Shqipëria hapi negociatat për anëtarësim të grupkapitullit të parë dhe të gjashtë”,

“Ne besojmë që mjedisi ballkanik është dinamik, është detyra jonë të japim përgjigjet tona bashkë. Ne jemi të brengosur që Kosova nuk e ka fituar këtë status. Ne nxisim vendet e tjera që Kosova herët apo vonë të jetë një flamur më shumë në OKB. Ne besojmë që është vetëm çështje kohe dhe do të ndodh shumë shpejt”

“Kemi bindjen e palëkundur se Kosova do ta mbyll këtë si shtet me dinjitet, me mbështetjen e partnerëve tanë strategjik. Është koha që shqiptarët të punojnë për Kosovën dhe ndjekim me shqetësim spiralen e stabilizimit që herë pas here ngre krye. Shqipëria i konsideron si akte dramatike, aktet që kërkojnë ta mbajnë veriun e Kosovës peng. Ne besojmë fort që askund tjetër, më mirë se ndjeshmëria e skajshme në Maqedoninë e Veriut, edhe gjithçka lidhet me gjuhën. Askush nuk ka bindjen si shqiptarët ta zgjidhin këtë çështje me frymën e ligjit”

“Motra dhe vëllezër, republika e Kosovës është realiteti i ri historik, edhe do të punojmë së bashku për tu bërë qytetarë europianë”