75 Mall Live Search
18:23 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / MSH

“Zoti të sprovon…”/ Këngëtari i njohur përfundon në spital?

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, ka ndarë fotografi nga spitali.

Duke fotografuar shtretërit e dhomës ku gjendet i shtrirë, Skerdi ka porositur ndjekësit e tij që të mos ankohen nëse nuk kanë diçka të momentit që e dëshirojnë, sepse ka gjëra më të rëndësishme për të cilat duhet shqetësuar.

“Mos u ankoni nëse nuk keni diçka që spo e shijoni për momentin ose spo ju plotësohet se jeta ka gjëra më me rëndësi për t’u shqetësuar… Mos ikni mbas kërkesave luksoze të kësaj jete sepse Zoti të sprovon në një mënyrë që s’të duhet më asgjë po thjesht shëndeti i mirë” ka shkruar ai në Instagram.

Se a është i shtrirë vet Skerdi në spital apo ndonjë i afërm i dashur për të, akoma nuk dihet.