75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zotimi i Limajt: Me Nismën në Qeveri do t’i ndërmarrim këto veprime

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilët janë ngarkese për buxhetin e Kosovës.

Limaj ka thënë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre.

Kreu i Nismës vlerëson se duhet bërë një fuzionim i këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit.

“Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit. Po ashtu Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.
Më tutje, Limaj thotë se Nisma në Qeveri do të angazhojë një grup ekspertësh në mënyrë që të ketë rekomandime të bazuara, nëse të gjitha këto ndërmarrje vërtetë kanë nevojë për borde dhe nëse vendi ynë ka nevojë për kaq shumë agjenci.

Postimi i plotë i Limajt:

Të dashur qytetarë,
Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilat janë ngarkesë për buxhetin e Kosovës.
Si kandidat për kryeministër dhe si Nismë Socialdemokrate vlerësojmë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre.
Ne vlerësojmë se duhet bërë një fuzionim të këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit.
Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit.
Po ashtu Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike.
NISMA në qeveri do të angazhojë një grup ekspertësh në mënyrë që të kemi rekomandime të bazuara, nëse të gjitha këto ndërmarrje vërtetë kanë nevojë për borde dhe nëse vendi ynë ka nevojë për kaq shumë agjenci.