75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 24 Janar 2025 / FR

Zotimi i Ukë Blakajt (AAK): Do të vazhdoj të angazhohem fuqishëm për rritjen e investimeve nga diaspora

Kryetari i AAK-së në Gjermani, njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ukë Blakaj ka vizituar fermën e vëllezërve Rexhaj në Cercë të Istogut.

Puna e palodhur e tyre për zhvillimin e fermës, sipas tij,  është dëshmi e angazhimit të diasporës për të kontribuar në zhvillimin e bujqësisë, që rrjedhimisht ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe në ngritjen e cilësisë së produkteve vendore.

“Do të vazhdoj të angazhohem fuqishëm për rritjen e investimeve nga diaspora”, ka shkruar ndër të tjera Blakaj.