Zototohet Kurz: Do t’i ndjekim sulmuesit me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion

Kancelari austriak Sebastian Kurz në një konferencë për media, u zotua të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të gjetur dhe për të sjellë para drejtësisë njerëzit përgjegjës për sulmin në Vjenë, duke thënë se nuk kishte vend për intolerancë në vendin e tij, transmeton Indeksonline.
“Ne do t’i ndjekim këta njerëz me të gjitha mjetet në dispozicion,” tha Kurz. “Ne do të ndjekim kryesit dhe ata që qëndrojnë pas tyre.”
Një burrë i moshuar, një zonjë e moshuar, një kalimtar i ri dhe një kameriere ishin viktimat e asaj që Kurz e quajti një “vrasje me gjak të ftohtë”./Indeksonline