ZRRE-ja deklarohet pas mbledhjes së aprovimit të tarifave të reja

Në seancën e sotme, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe tregut OST/OT, tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes OSSH dhe tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal FSHU.
“Këto tarifa për konsumatorët e rregulluar tarifor janë llogaritur dhe dizajnuar ashtu që brenda vitit relevant, të hyrat që priten të mblidhen nga këto tarifa do të jenë të barabarta me të Hyrat e Lejuara Maksimale të aprovuara nga Rregullatori, që reflektojnë rritjen lineare të tarifave të rregulluara prej 16.1 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në kuadër të shërbimit universal. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga 1 maj 2025”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.
Në njoftim bëhet e ditur se tarifat me blloqe për konsumatorët shtëpiak dhe tarifat ditë-natë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve do të përdoren për të nxitur konsumin efiçient të energjisë elektrike.
Bordi sot gjithashtu bëri edhe shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e ZRRE-së.