75 Mall Live Search
14:25 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / LB

ZRrE-ja ia miraton ALPEX-it kërkesën për tarifa shtesë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) të hënën ka miratuar kërkesën për listën e tarifave ALPEX sh.a për zonën e ofertimit të Republikës së Kosovës, si operator i emëruar i tregut të energjisë elektrike (NEMO) që ndërlidhen me tregun ndërditor.

Eksperti për tarifa dhe çështje rregullative, Muharrem Gashi, tha se ALPEX-i ka disa kërkesa për aktivitetin ditor.

“ALPEX-i ka disa kërkesa për aktivitetin ditor me shtu edhe tarifën ditore, shtimin e tarifës variabile për tregun ditor, shtimin e tarifës të lirimit për tregun ditorë”, tha ai.

Tutje, shtoi se kanë edhe dy kërkesa tjera.

“Me ndryshu emërtimin e tarifës vjetore dhe provimit, me u bë pagesë njëherë nga tarifa vjetore që është në zbatim. ALPEX-i, ka volume të vogla tregtimi”, tha ai.

Aty u tha se ky vendim nuk ka ndikim te tarifat e konsumatorëve./EO