75 Mall Live Search
08:22 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

ZRRE njofton komisionin për zhvillim ekonomik, për Shipitullë dhe Hade

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, sot do të mbaj mbledhje.

Në këtë mbledhje do të njoftohet Komisioni nga Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE, rreth Vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e Vendimit të ZRRE-së (V-399-2012), dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet NP KEK, në nxjerrjen e linjitit, si pasojë e mos zhvendosjes së shtëpive në fshatin Shipitullë dhe Hade.

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i Nismës legjislative “Projektligji për Miniera dhe Minerale”.