10:28 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / S Z

ZRRE nuk e ndryshon çmimin e ngrohjes në Gjakovë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e tij të XV, të mbajtur sot ka aprovuar tarifat e energjisë termike, për Ngrohtoren e Qytetit Gjakova për sezon e ngrohjes 2022/23.

Bordi ka vendosur që tarifat e kësaj ndërmarrje të mbesin të njëjta me ato të vitit të kaluar. Tarifat e energjisë termike (Ngrohjes), si dhe të gjitha dokumentet përkatëse do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org .

Në Mbledhjen e sotme, Bordi ka aprovuar kërkesën për lëshimin e autorizimit për projektin solar dhe pranimin ne kornizën e rregulluar të shoqërisë PRO ENERGY.

Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe ka aprovuar 22 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum nga të cilat 10 vijnë nga ndërmarrjet dhe 12 nga personat fizik me gjithsej 569kW./IndeksOnline/