75 Mall Live Search
14:06 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / L A

Zubimendi udhëton drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore tek Arsenali

Arsenali ka siguruar përforcimin e ri në mesfushë.

Ata do të nënshkruajnë me yllin e Real Sociedadit, Martin Zubimendi.

Siç raporton Fabrizio Romano, Zubimendi ka udhëtuar drejt Londrës ku do të kryejë së pari vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e tij me “topçinjtë”.

Arsenali ka paguar rreth 60 milionë për shërbimet e spanjollit.

Zubimendi, këtë sezon ka bërë 48 paraqitje me Real Sociedadin, duke shënuar 2 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/