75 Mall Live Search
08:36 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / MSH

Zubin-Potok: Një shofer përplas me veturë një zyrtar policor

Një shofer ka përplasur me veturën e tij një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur pasditën e së martës, raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur pasi një njësit policor, teksa ishte në një pikë kontrolli, tentoi të ndalonte një veturë për kontroll rutinë.

Drejtuesi i veturës u largua nga vendi me shpejtësi, me ç’rast edhe përplasi zyrtarin policor.

“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohej”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar: “Sulm ndaj personit zyrtar”./IndeksOnline/