Zuckerberg pranon përgjegjësinë: Kemi bërë gabime
“Facebook ka bërë gabime dhe ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar shërbimin e tij”, shkruan ai në faqen e tij, në një prej komenteve të tij të parë në lidhje me këtë çështje, ku shprehet se ndihet përgjegjës për atë që po ndodh në “Facebook” dhe duke premtuar se do t’i mundësojë përdoruesve të kontrollojnë më mirë përdorimin e të dhënave të tyre personale.
“Facebook” është nën shënjestër që kur “Cambridge Analytica” akuzohet se ka marrë pa miratim të dhënat e 50 milionë përdoruesve për të përpunuar një program që mund të parashikojë dhe influencojë votën e zgjedhësve, duke peshuar në fushatën presidenciale të Donald Trump në vitin 2016