75 Mall Live Search
17:15 / E Enjte, 14 Prill 2022 / MSH

Zuckerberg prezanton inovacionin e ri në WhatsApp

Pronari i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg thotë se kanë filluar testimin e një evolucioni në WhatsApp: Komunitetet WhatsApp.

Sipas tij, kjo do të mundësojë zgjërimin e bisedave mes individëve.

“Me prezantimin e sotëm, ne po e çojmë këtë më tej dhe po u mundësojmë njerëzve jo vetëm të komunikojnë me miqtë dhe kontaktet e ngushtë, por edhe me të gjitha komunitetet e ndryshme në jetën tuaj” ka thënë Zuckerberg.

Sipas tij, ky inovacion do të ndihmojë në komunikimin mes komuniteteve.

Për shembull, në komunitetet shkollore, prindërit do të kenë mundësi të bisedojnë me mësuesit, ose në komunitetet e punës mund të bisedojnë kolegët, e kështu me radhë.

“Shumë njerëz na thonë se duan të përdorin WhatsApp për këtë pasi është mënyra më e shpejtë për të qëndruar në kontakt me njerëzit, por deri më tani produkti nuk është ndërtuar në atë mënyrë që ta bëjë këtë të lehtë. Ne ndërtuam Komunitetet WhatsApp për ta bërë shumë më të lehtë organizimin e të gjitha bisedave tuaja në grup dhe gjetjen e informacionit” ka shtuar Mark.

Ai gjithashtu ka thënë se aplikacioni është duke punuar edhe në shtimin e reagimeve, ndarjen e skedarëve me hapësirë të madhe, thirrjet, e kështu me radhë.