13:49 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / C E

Zuka: Dallku ofendoi Vulën gjatë gjithë ndeshjes, kartoni i kuq ishte i drejtë

Ndeshja derbi e javës së 29-të, midis Gjilanit e Prishtinës, e cila përfundoi me fitoren e “bardhekuqëve” të Gjilanit, ka zgjuar shumë polemika pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën në tollovitë e krijuara nga mysafirët për të sulmuar referin Kreshnik Vula nga Gjakova dhe ndihmësit e tij Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa nga Podujeva, Shërbimi Policor i Kosovës ka intervenuar me gazelotsjellës për të parandaluar më të keqen.

“Ne si klub kemi bërë të gjitha përgatitjet që ky derbi të zhvillohet në normalitet, por mysafirët për 90 minuta nga banka e rezervistëve është fyer referi Kreshnik Vula pa ndërprerë nga trajneri i Armend Dallkut dhe stafit të tij, një problem të madh për ta menaxhuar ndeshjen e kishte dhe referi anësor dhe referi i katërt Tefik Maloku, të cilët vazhdimisht kanë qenë të ofenduar nga trajneri Armend Dallku dhe stafi i tij”, ka bërë të ditur i pari i SC Gjilanit, Florim Zuka.

Sa i përket rastit diskutabil të ndeshjes, ku u ndëshkua me karton të kuq portieri Bekaj, presidenti i klubit të SC Gjilanit, Zuka deklaron.
“Përjashtimi i portierit Visar Bekaj ka qenë plotësisht i drejtë dhe këtë mysafirët duhet ta pranojnë me sportivitet dhe me ndershmëri”.

Por, Zuka është i befasuar me disa televizione dhe portale, të cilat u munduan që gjithë fajin t’ia linte skuadrës së Gjilanit, duke i komentuar gjërat që nuk ekzistojnë, ndërsa Zuka pyet televizionet dhe portalet e shumta në Kosovë dhe disa analistë që nuk dinë se çka flasin, pse këto mediume nuk u morën me penaltinë e paqenë në Podujevë, ku Gjilani u dëmtua në mënyrë drastike, ose edhe për raste të tjera ku Gjilani është dëmtuar direkt në rezultat?

Presidenti Florim Zuka, njëherit ka uruar edhe futbollistët e tij për kulturën futbollistike.
“Ne si klub të vetmin prioritet e kemi futbollin, nuk na interesojnë klubet tjera me çfarë malverzime i kryejnë ndeshjet, te klubi i Gjilanit kjo nuk ndodh e as që do të ndodhë gjersa të jem unë në krye të klubit, ndërsa futbollistët e mi i përgëzoj për kulturën sportive që kanë treguar në ndeshjen me Prishtinën”./rajonipress/