Këshilltari i Kurtit: Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotësi
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe dekretin që e nxori presidentja Vjosa Osmani që të shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën gjatë gjithë procedurës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! e respektoi Kushtetutën në plotësi.
1. Vendosi dy kandidatë që të ketë garë. PDK-ja dhe LDK-ja së bashku kanë 37 deputetë, por nuk sollën asnjë kandidat.
2. Filloi seancën që të niste procedura brenda afatit.
3. Bëri të gjitha veprimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, deri te konstatimi i prezencës së deputetëve në sallë.
4. Ndërpreu seancën për mungesë të deputetëve, për ta vazhduar kur ata të kthehen në sallë, siç e kanë obligim dhe detyrim kushtetues.
Vitin e kaluar na humbën kohë duke bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të kuvendit; tash duan të na humbin kohë sërish duke bojkotuar zgjedhjen e presidentit.
Por presidenti duhet të zgjedhet.

