Zulfaj: Vjosa Osmani nuk arriti të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje
Jeton Zulfaj që mandatin e kaluar ushtroi pozitën e këshilltari të kryeministrit Albin Kurti ka thënë se Vjosa Osmani nuk është anëtare e LVV dhe si figurë politike është rrit përmes LDK. Por megjithëkëtë, ai tha se Osmani nuk arrit të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Vetëvendosjes.
Postimi i plotë:
1/5
Vjosa është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.
1.
Dy nga tri pozitat më të larta në shtet, Kryeparlamentar dhe President, pozita që nderojnë çdo qytetar, Vjosa Osmani i ka marrë me ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.
Vjosa nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është ngritur si figurë politike përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Megjithatë, gjatë kohës sa ishte në LDK, ajo nuk arriti të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Për herë të parë kur LDK e konsideroi për një pozitë më të lartë ishte në zgjedhjet e vitit 2019. Në kohën kur pritej që Albin Kurti të fitonte zgjedhjet, LDK e vendosi Vjosën si kundërkandidate për kryeministre e që në listë ja dhanë numrin 81.
Ajo i humbi ato zgjedhje, ndërsa kur filluan negociatat për koalicionin qeveritar, LDK e mënjanoi nga procesi. Negociatat u udhëhoqën nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu.
Vjosa Osmani u zgjodh kryeparlamentare në vitin 2020 si rezultat i koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në vitin 2021, Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të prirë nga Vjosa Osmani, fitoi një rezultat rekord, të paparë deri atëherë. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, koalicioni fitues mori tri pozitat kryesore: Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Vjosa Osmani u bë presidente sërish me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Rezultati i vitit 2021 u tejkalua në dhjetor të vitit 2025, kur koalicioni i njëjtë fitoi edhe më shumë vota, pa Vjosa Osmanin. Në këto zgjedhje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dolën dy deputetët më të votuar.

