75 Mall Live Search
21:20 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Zuna dhuron 25 ton miell për kosovarët

Nuk është shqiptar, por, ka ndihmuar popullin e Kosovës.

Zuna ka nisur një aksion humanitar dhe veprimi i tij është për t’u duartrokitur, shkruan Indeksonline.

Ai njoftoi se 600 familje në nevojë në Kosovë do të ndihmohen me gjëra ushqimore dhe 25 ton miell.

Këtë nismë ai e mori për nderë të menaxherit të tij të ndjerë Sefa Kaya, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik në Prishtinë, vitin e kaluar.

Siç duket, është Azet ai i cili ka pasur ndikim që Zuna të bëj këtë veprim./Indeksonline/