Zuri vendin e dytë në “Kënga Magjike”, reagon Albina Kelmendi
Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka reaguar pas suksesit të arritur në edicionin e sivjetëm të Kënga Magjike, ku u rendit e dyta.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo u shpreh e lumtur për vlerësimin dhe mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që ishin pjesë e rrugëtimit të saj artistik, shkruan IndeksOnline.
Albina falënderoi familjen për mbështetjen, kolegët artistë, jurinë dhe publikun për çdo pikë e çdo vlerësim.
Ajo i dedikoi një falënderim të veçantë kompozitorit Adrian Hila, duke thënë se kënga e tij “lëvizi gurë në karrierën” e saj dhe se do ta mbajë gjithmonë në zemër./IndeksOnline/

